RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari

arrestohet-pronari-i-objektit-ne-prizren-ku-vdiq-19-vjecari

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar pronari i objektit tek i cili dje humbi jetën një punëtor.

Sipas Policisë, viktima derisa ishte duke kryer punë kishte rënë nga një lartësi e objektit në rrethana të pa njohura.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse me vendim të prokurorit pronari i biznesit është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke kryer disa punime, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit. Si pasojë, viktima ka vdekur. Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim

Related posts

“FOTO”/ “Pse nuk duken yjet? Imazhe të bëra me AI”, NASA i përgjigjet dyshimeve të shqiptares: Fenomeni ndodh sepse…

admin

Erdoğan: Turqia pret që aleatët e NATO-s të marrin qasje jodiskriminuese në lu’ftën kundër terr’oristëve

Muhamet Ramadani

OKB-ja reagon ndaj arrestimit të personave që protestojnë kundër shpalljes së mobilizimit në Rusi

admin