RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryetari i Leposaviqit edhe të shtunën ka dalë në vendin e tij të punës

kryetari-i-leposaviqit-edhe-te-shtunen-ka-dale-ne-vendin-e-tij-te-punes

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi edhe të shtunën ka dalë në vendin e tij të punës.

Ai për teve1.info e ka konfirmuar se gjendet në objektin e komunës, i cili aty ka mbërritur në shoqërimin e Policisë, ku tha se nuk ka pasur ndonjë problem gjatë arritjes.

“Për momentin jam në zyre dhe kamë ardhur të shoh disa punë rreth dokumentacioneve , gjendjen në objekt”, ka thënë Hetemi.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë për Tëvë 1 se të shtunën nuk ka dalë në vendin e punës, pasi siç ka thënë ai është pushim, ndërsa në punë do të dalë nga e hëna.

“Jo jo, pushim e kom sot unë nuk dalë në komune me punu, prej te hënës kismet”, ka thënë ai.

Kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të premten kanë filluar punën se kryetar komune. Hyrja e tyre në objekte është mundësuar pas shoqërimit të Ndjesisë Speciale të Policisë së Kosovës, pasi qytetarë serbë kishin bllokuar hyrjet e objekteve komunale.

Ata janë larguar nga Policia si dhe barrikadat e vendosura. Pesë policë kanë pësuar lëndime gjatë protestave të djeshme.

Related posts

Çifti i homoseksualëve nga Georgia adoptuan fëmijë për akte makabre abuzimi seksual

admin

Haiti po zhytet sërish në anarki, BE evakuon personelin diplomatik! Grupet kriminale po synojnë pushtetin

admin

Stokholm, sulm ndaj Kuranit përpara ambasadës së Iranit

rezart morina