RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: Vendosja e kokave bërthamore ruse në Bjellorusi, ‘jashtëzakonisht negative’

biden:-vendosja-e-kokave-berthamore-ruse-ne-bjellorusi,-‘jashtezakonisht-negative’

Presidenti amerikan Joe Biden e quajti “jashtëzakonisht negativ” dislokimin e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, transmeton Anadolu.

“Jashtëzakonisht negativ, është reagimi im”, ishte përgjigja e Bidenit kur u pyet për lëvizjet e armëve bërthamore të Rusisë nga gazetarët përpara se të largohej nga Washingtoni për në Camp David.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, gjatë një udhëtimi në Moskë, tha se Rusia ka filluar të lëvizë armët taktike bërthamore në vendin e tij.

“Duhej të përgatisnim hapësirat e magazinimit dhe gjëra të tjera. Ne e kemi bërë këtë, kështu që lëvizja e armëve bërthamore tashmë ka filluar”, tha Lukashenko për Pervy TV të Rusisë.

Ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë nënshkruan të enjten një marrëveshje për vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, e cila përcakton kushtet për mbajtjen e tyre në një strukturë të veçantë magazinimi.

Related posts

Vetura përplaset me kamionin në Gjakovë, vdes një person

admin

Trump: E paralajmërova Netanyahun se Izraeli do të mbetej vetëm nëse përshkallëzohej situata me Iranin! Ja çfarë i kërkova

admin

Rikthehen ‘ethet’ e luftës mes Pakistanit dhe Afganistanit, të paktën 13 të vrarë nga bombardimet e avionëve!

admin