RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla takon kryetarin e Leposaviqit

svecla-takon-kryetarin-e-leposaviqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas takimit me kryetarin e komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi, ka thënë se i ka ofruar atij mbështetje dhe se janë pajtuar që të gjitha institucionet qëndrore dhe lokale të punojnë për të mirën e qytetarëve pa dallim.

“I dëshirova punë të mbarë shpreha mbështetjen tonë u pajtuan që të gjita institucionet të punojnë për të mirën e qytetarëve përkundër vështirësive ne jemi të bindur që të gjitha vështirësitë do ti tejkalojmë”, tha Sveçla.

I pyetur se a do të vazhdojë Policia e Kosovës të qëndrojë para komunave, Sveçla tha se Policia është e Kosovës dhe se kjo pjesë e vendit është Republikë e Kosovës.

“Policia e Kosovës është Polici e Kosovës, këtu është Republikë e Kosovës “,tha ai.

Related posts

Bislimi në Bruksel për aplikimin në BE

admin

Gjykata siriane dënon me vdekje kushëririn e Assadit për krime kundër njerëzimit

Irfan Jahiu

Bahreini përshëndet marrëveshjen me Iranin, kërkon përmbushjen e plotë të detyrimeve

admin