RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Klitschko: Rusia kreu një sulm masiv me dronë gjatë natës

klitschko:-rusia-kreu-nje-sulm-masiv-me-drone-gjate-nates

Rusia kreu një nga sulmet më të rënda me dronë në muajt e fundit kundër Ukrainës gjatë natës, deklaruan forcat ajrore ukrainase.

”Në total, u regjistrua lëshimi i një numri rekord të dronëve kamikazë – 54!”, shkruan forcat ajrore në Telegram.

Zyrtarët ushtarakë thanë se 52 nga dronët ajrorë u rrëzuan dhe sulmi kishte për qëllim kryesisht kryeqytetin Kiev.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një grua 35-vjeçare u plagos nga mbeturinat e një droni në rënie dhe një burrë 41-vjeçar u vra.

Dyzet dronë u rrëzuan mbi Kiev gjatë sulmit të natës.

”Ky ishte sulmi i katërmbëdhjetë i tillë që nga fillimi i majit”, shkroi guvernatori ushtarak Serhiy Popko në Telegram.

Related posts

VIDEO/ Tragjedia e Crans-Montana: Zjarri po shpërthente gjithandej, por ata bënin video, kërcenin dhe filmonin! Shkak shishet e shampanjës, hetim dhe për akt të qëllimshëm! Pamjet e reja

admin

Rihapet procesi gjyqësor ndaj Ekrem Bajroviqit, shtyhet shpallja e aktgjykimit

Irfan Jahiu

Konfirmohet sëmundja e lisë së deleve/dhive, AUV vendos masa urgjente në gjithë vendin

admin