RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan mbetet zgjedhja e popullit turk që nga viti 2014

presidenti-erdogan-mbetet-zgjedhja-e-popullit-turk-qe-nga-viti-2014

Pas ndryshimit kushtetues në vitin 2007 në Turqi që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli, më 10 gusht të vitit 2014 populli turk për herë të parë doli në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e vendit, raporton Anadolu.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i cili në zgjedhjet e vitit 2014 mori 51,79 për qind të votave, u zgjodh presidenti i 12-të i Republikës së Turqisë.

Pastaj, në zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit të vitit 2018, Erdoğan duke grumbulluar 52,59 për qind të votave doli me një fitore të qartë kundrejt kandidatëve Muharrem İnce, Selahattin Demirtaş, Temel Karamollaoğlu dhe Doğu Perinçek.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale të mbajtura më 14 maj, Erdoğan hyri në garën zgjedhore me kandidatët Kemal Kılıçdaroğlu, Sinan Oğan dhe Muharrem İnce, i cili më vonë tërhoqi kandidaturën.

Duke mos arritur pragun prej 50 për qind, Erdoğan dhe Kılıçdaroğlu shkuan në raundin e dytë më 28 maj.

Sipas rezultateve preliminare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Erdoğan me mbi 27.7 milionë apo 52,1 për qind të votave është rizgjedhur sërish presidenti i Republikës së Turqisë.

Related posts

Greqi, zjarri shkatërron mbi 65 mijë hektarë pyje në gadishullin e Peloponezit

admin

153 milionë euro më pak mallra serbe në Kosovë më 2023, krahasuar me 2022

admin

SHBA kalon ndihma humanitare për herë të parë përmes portit të ndërtuar vetë në Gaza, pritet të hyjnë 150 kamionë

admin