RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

Begaj: Asnjë pretekst s’mund të përdoret për të penguar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit

begaj:-asnje-pretekst-s’mund-te-perdoret-per-te-penguar-zbatimin-e-marreveshjes-se-brukselit-dhe-ohrit

Presidenti Bajram Begaj dënon ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shprehet se “asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike”, thekson Kreu i Shtetit.

Në përfundim, Presidenti tha se: “i përsëris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shumë durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë”. /atsh

Related posts

As sot s’ka transport publik në Prishtinë

admin

Dhjetëra palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës

Muhamet Ramadani

Erdoğan: Turqia në 2 vitet e fundit ka shpëtuar jetën e 41 mijë njerëzve të lënë të vdesin nga Greqia

admin