RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

Gazetari zviceran sfidon zëdhënësin e BE-së: Pse po dënoni të dyja palët, dhuna erdhi vetëm nga njëra palë?

gazetari-zviceran-sfidon-zedhenesin-e-be-se:-pse-po-denoni-te-dyja-palet,-dhuna-erdhi-vetem-nga-njera-pale?

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është pyetur sot nga një gazetar zvcierian se pse ka deklaruar se dënojnë të dyja palët për zhvillimet në veri, kur sipas gazetarit dhuna u shkaktua vetëm nga njëra palë.

Israel Stephan nga gazeta zvicerane Tages-Anzeiger, tha se ai ka parë dhunë vetëm nga njëra palë.

“A mund të thoni se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel tashmë ka dështuar, ka përfunduar dhe a po thoni se dhuna ka ardhur nga të dyja palët, kjo nuk është e qartë për mua sepse unë kam parë dhunë nga njëra palë por ndoshta ju e patë edhe nga pala tjetër, a mund të na sqaroni”- ka pyetur ai.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano mohoi se ka thënë një gjë të tillë.

Duke ju referuar deklaratës së përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, Stano ka thënë se Borrell ka bërë thirrje nga të dyja palët që të kontribuojnë në shtensionim të situatës.

“Unë nuk thash se dhuna ka ardhur nga të dyja palët, unë thash që është thirrje nga përfaqësuesi i lartë dhe përpjekjet që ne jemi të fokusuar tek të gjithë akterët dhe të dyja palët sepse janë dy palë, Kosova dhe Serbia të përfaqësuara nga liderët të kontribuojnë në shtensionim”- ka thënë ai.

Stano po ashtu është përgjigjur lidhur me procesin e dialogut dhe ka thënë se tani janë më aktiv se kurrë për të ndihmuar palët që të gjejnë një zgjidhje.

“Dialogu sigurisht nuk është i vdekur, ne jemi shumë aktiv, aq më shumë tani, duke tentuar të ndihmojmë të dyja palët për të qetësuar situatën. Kjo nuk është diçka që doli nga asgjë, në rezultatet e zhvillimeve dy anët kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë të gjejnë zgjidhje dhe ne do të bëjmë maksimumin në kornizën dialogut të ndihmojmë që të arrijnë zgjidhje”- ka deklaruar Stano.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve se kush i ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj në Zveçan, në veri të Kosovës, por tha se përgjegjëse për dhunën në veri janë Kosova dhe Serbia.

Stano tha se: “Përfaqësuesi i lartë [Josep Borrell] është përfaqësues për politikë të jashtme dhe siguri, dhe ai nuk është aty për të konstatuar se kush, kë e ka sulmuar. Ai ka rol për të siguruar që gjithçka të ndërmerret për të ulur tensionet dhe qetësuar situatën. Prandaj, edhe ai po angazhohet për të ulur tensionet. Kjo situatë nuk ka ardhur vetvetiu, por është pasojë e rrethanave dhe zhvillimeve për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët”.

Gjatë përleshjeve midis protestuesve serbë dhe trupave të KFOR-it, janë plagosur 30 ushtarë ndërkombëtarë, tre prej të cilëve kanë marrë plagë nga armët e zjarrit.

Katër komunat e veriut të Kosovës që nga e premtja e javës së kaluar janë në një gjendje të tensionuar të sigurisë.

Serbë lokal po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

Gjatë së hënës, protestuesit serb u përplasën me ushtarë të KFOR-it. Misioni i NATO-s në Kosovë konfirmoi se tre ushtarë u plagosën nga arma e zjarrit ndërsa 30 të tjerë të lënduar.

Related posts

Scholz bën thirrje për thellim të bashkëpunimit ushtarak në Evropë, mbështet propozimin e Macron për armët parandaluese bërthamore

admin

Stafi i parlamentit të shtetit australian i ekspozuar ndaj ngacmimeve seksuale

admin

Ministri suedez i Mbrojtjes: Prioriteti ynë më i madh është anëtarësimi në NATO

rezart morina