RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendet nordike thellojnë bashkëpunimin pas agresionit rus

vendet-nordike-thellojne-bashkepunimin-pas-agresionit-rus

Pesë vendet nordike deklaruan se duan të bashkëpunojnë edhe më ngushtë për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në të ardhmen, të nxitura nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

“Ne besojmë se bashkëpunimi nordik është më i rëndësishëm se kurrë në këto kohë”, tha kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store pas një takimi me homologët e tij në Oslo.

Pesë udhëheqësit ranë dakord që ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve të tyre duhet të kontrollojnë të gjitha fushat e politikës së sigurisë për të parë nëse mund të shkojmë më thellë dhe të maksimizojmë interesat e përbashkëta.

Takimi nordik trajtoi gjithashtu procesin e pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, çështjet klimatike dhe bashkëpunimin energjetik.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz u bashkua me kryeministrat e Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Danimarkës dhe Islandës për disa nga bisedimet.

Qeveria gjermane është përpjekur prej muajsh të krijojë një partneritet më të ngushtë me nordikët në mënyrë që të largohet nga importet e gazit rus.

Norvegjia ka qenë furnizuesi më i rëndësishëm i gazit të Gjermanisë që nga shkurtimi drastik i furnizimeve me gaz rus në mes të qershorit.

“Jam shumë i kënaqur që në Norvegji kemi një partner të sigurt, demokratik dhe të besueshëm në furnizimin me energji për Gjermaninë dhe Evropën”, tha Scholz pas bisedimeve me Store.

Ai shtoi se të dy vendet tani duan të bashkëpunojnë edhe më ngushtë në fushën e energjive të rinovueshme.

“Norvegjia është e përkushtuar të jetë një furnizues i qëndrueshëm i gazit për Gjermaninë”, tha Store. /atsh

Related posts

Haxhiu pritet të dëshmojë sot në Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin Dehari

admin

Gjendet edhe një terrorist i vdekur në Banjskë

admin

OBSH: Rafah mund të mbetet edhe pa spitalin e fundit nëse vazhdojnë sulmet izraelite

admin