RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjykata libiane dënon me vdekje 23 pjesëtarë të DEASH-it

gjykata-libiane-denon-me-vdekje-23-pjesetare-te-deash-it

Gjykata libiane e qytetit veriperëndimor Misrata ka dënuar 23 persona me vdekje për anëtarësim në grupin terrorist DAESH, raporton Anadolu.

Gjykata gjithashtu dënoi 14 të tjerë me burgim të përjetshëm për të njëjtat akuza, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm përmes një deklarate.

Një tjetër person është dënuar me 12 vjet burg, gjashtë me 10 vjet, një me pesë vjet dhe gjashtë të tjerë me tre vjet. Pesë persona u liruan dhe tre të tjerë vdiqën përpara se çështja e tyre të dilte në gjyq, sipas deklaratës.

Të pandehurit u dënuan për një numër akuzash, duke përfshirë prerjen e kokës të 21 të krishterëve kopt egjiptianë në qytetin bregdetar të Sirtes në vitin 2015.

Qindra ish-militantë të dyshuar të DEASH-it mbeten të burgosur në burgjet libiane, shumë prej të cilëve janë ende në pritje të gjykimit.

Related posts

Synohen autostrada të elektrifikuara, ky është shteti po teston një segment rrugor të ndërtuar posaçërisht për të karikuar bateritë e makinave elektrike

admin

Serbia sfidon marrëveshjen

rezart morina

Presidenti i Këshillit Evropian bën thirrje për reforma në sistemin e OKB-së

admin