RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Gaza, vriten 29 palestinezë

ushtria-izraelite-bombardon-nje-shtepi-ne-gaza,-vriten-29-palestineze

Të paktën 29 palestinezë u vranë si pasojë e bombardimit të një shtëpie në Rripin e Gazës në ditën e tretë të Fitër Bajramit nga ushtria izraelite, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtria izraelite bombardoi një shtëpi që i përkiste familjes palestineze Et-Tabatibi në bulevardin “Yafa” në lagjen Daraj të rajonit Sidra në qytetin e Gazës.

Sipas të dhënave paraprake në sulm humbën jetën 29 persona dhe u plagosën 3 të tjerë. Shumë palestinezë u plagosën pasi helikopterët e ushtrisë izraelite shënjestruan të paktën 3 shtëpi në lagjet Zeitoun, Shujaiyya dhe Rimal të qytetit të Gazës.

Helikopterët e ushtrisë izraelite shënjestruan edhe zonat veriore të kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës ndërsa bombarduan disa ndërtesa në veri të kampit.

Si pasojë e shënjestrimit nga ushtarët izraelitë të një shkolle ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në kampin e refugjatëve Al-Jadid në Nuseirat, u plagosën shumë njerëz, të cilët u dërguan në spitalin “Dëshmorët e Aksa-së” në Deir Al-Balah.

Në sulmet e ushtrisë izraelite të kryera nga deti një i vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur u nxorën nga një shkollë që u shënjestrua në kampin e refugjatëve Al-Jadid. Në jug të Rripit të Gazës, ekipet e Mbrojtjes Civile nxorën trupat e dekompozuar të 13 personave nga rrënojat e ndërtesave të shembura në lagjen Al-Amal në qytetin Khan Younis.

Related posts

BE-ja ka marrë 1.775 kërkesa për azil nga minorenë të pashoqëruar gjatë shtatorit

RTI

MSh ndan gjysmë milion euro për vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët në kryeqytet

admin

Agjencia turke e fatkeqësive nis operacionet e kërkim-shpëtimit në Libi pas përmbytjeve

Muhamet Ramadani