RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan nesër shpall kabinetin e ri

presidenti-erdogan-neser-shpall-kabinetin-e-ri

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të shpallë kabinetin e tij të ri të shtunën, njoftoi drejtori i zyrës së komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, transmeton Anadolu.

Duke folur për 24 TV të enjten, Altun tha se Erdoğan do të betohet në të njëjtën ditë në parlamentin turk.

Pas ceremonisë së betimit, Erdoğan do të vizitojë Anıtkabirin, mauzoleun e Atatürkut, tha Altun.

Presidenti do të shtrojë gjithashtu një darkë për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij, shtoi ai.

Altun tha se presidenti Erdoğan do të shpallë kabinetin e tij të ri më vonë atë natë.

Ai akuzoi gjithashtu kompanitë e mediave sociale për anësi gjatë periudhës së zgjedhjeve në Turqi, duke kritikuar Twitterin se “u shërben interesave politike të SHBA-së”.

Related posts

Lajmet e fundit nga Pa’lestina

admin

Trump merr pjesë në takimin e G7 për Ukrainën

Hevzi

I shpallur në kërkim për dhunën ndaj tiktokerit të njohur, Stresi-Albulena Haxhiut: Më mirë ekstrado trupin e Fatonit se me u marrë me ne

admin