RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senati francez kundër importit të produkteve nga puna e detyruar e ujgurëve

senati-francez-kunder-importit-te-produkteve-nga-puna-e-detyruar-e-ujgureve

Senati i Francës miratoi mocionin që synon të ndalojë importin e produkteve që kanë burimin nga puna e detyruar e ujgurëve, transmeton Anadolu.

Në senatin francez u diskutua propozimi i cili synon ndalimin e importit të produkteve që vijnë nga puna e detyruar e ujgurëve.

Mocioni u miratua me 144 vota “pro” ndërsa disa senatorë abstenuan. Në propozimin i cili nuk është detyrues, thuhet se politikat e dhunës sistematike të Kinës kundër ujgurëve mbartin cilësinë e “gjenocidit”.

Në kuadër të propozimit, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian i kërkohet që të zhvillojnë një “mjet tregtar” për ndalimin e importit të produkteve që prodhohen me burim nga puna e detyruar në Rajonin Autonom ujgur Xinjiang të Kinës.

Related posts

Virologu i njohur, Muyembe: Ebola po përhapet me “shpejtësi të paprecedentë” në lindje të RD të Kongos

Irfan Jahiu

Angela Merkel drejt rikthimit në skenën politike? BILD: Ish-kancelarja gjermane mund të kandidojë për postin e presidentes federale! Çfarë rrezikon Merz?

admin

Shkup, mbledhje komemorative në Kuvend me rastin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

admin