RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senati francez kundër importit të produkteve nga puna e detyruar e ujgurëve

senati-francez-kunder-importit-te-produkteve-nga-puna-e-detyruar-e-ujgureve

Senati i Francës miratoi mocionin që synon të ndalojë importin e produkteve që kanë burimin nga puna e detyruar e ujgurëve, transmeton Anadolu.

Në senatin francez u diskutua propozimi i cili synon ndalimin e importit të produkteve që vijnë nga puna e detyruar e ujgurëve.

Mocioni u miratua me 144 vota “pro” ndërsa disa senatorë abstenuan. Në propozimin i cili nuk është detyrues, thuhet se politikat e dhunës sistematike të Kinës kundër ujgurëve mbartin cilësinë e “gjenocidit”.

Në kuadër të propozimit, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian i kërkohet që të zhvillojnë një “mjet tregtar” për ndalimin e importit të produkteve që prodhohen me burim nga puna e detyruar në Rajonin Autonom ujgur Xinjiang të Kinës.

Related posts

Pr’otesta për dorëheqjen e presidentit, policia shpërndan me gaz lot’sjellës de’mostruesit

Muhamet Ramadani

FMN paralajmëron për një vit të vështirë 2023 për ekonominë globale

admin

Kurti: Në vitet 2026–2028 prioritet do të jenë projektligji për Byronë Shtetërore dhe ai për Çmimet Tavan

RTI