RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina bën thirrje për ndalimin e dërgesave të armëve në Ukrainë

kina-ben-thirrje-per-ndalimin-e-dergesave-te-armeve-ne-ukraine

I dërguari i posaçëm i Kinës për Euroazinë, Li Hui, ka bërë thirrje për ndërprerjen e dërgesave të armëve në rajonin e konfliktit, në Ukrainë, pas vizitave muajin e kaluar në Ukrainë, Rusi dhe disa vende të BE-së.

“As Rusia dhe as Ukraina nuk e kanë mbyllur derën e negociatave”, tha Li në Pekin.

“Ne duhet të ndalojmë dërgimin e armëve në fushën e betejës, përndryshe do të rrisim rrezikun e një përshkallëzimi të tensioneve”, tha ai.

I dërguari i posaçëm bëri thirrje për armëpushim dhe bisedime për paqe por, në përputhje me politikën e Pekinit, nuk e dënoi pushtimin rus.

Li vuri në dukje efektet e konfliktit në sigurinë bërthamore, furnizimet me ushqime dhe çështjet humanitare.

Gjatë udhëtimit të tij, Li zhvilloi bisedime në Gjermani, Poloni, Francë dhe Bruksel, Ukrainë dhe Rusi. /atsh

Related posts

Mbi 18 mijë kompani të regjistruara në Damask dhe 1.5 milion refugjatë të kthyer pas heqjes së sanksioneve

admin

Franca ndalon mjetet piroteknike për festën kombëtare, pas trazirave

admin

Lajçak takoi Listën Serbe, tregon çfarë biseduan

Muhamet Ramadani