Të paktën 112 palestinezë janë vrarë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i vitit 2023, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu.
Në një raport nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) thuhet se forcat izraelite vranë 107 palestinezë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit deri më 29 maj, ndërsa gjithsej 4.229 u plagosën.
Kolonët fanatikë hebrenj kryen 409 sulme kundër palestinezëve me pesë të vrarë dhe 105 të plagosur, sipas raportit.
Shtëpitë e 575 palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor u shkatërruan nga forcat izraelite, thekson raporti.
Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe, në territoret izraelite dhe palestineze janë vrarë 18 izraelitë dhe janë plagosur 111.