RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Suedia mbështet plotësisht Turqinë kundër të gjitha kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare”

“suedia-mbeshtet-plotesisht-turqine-kunder-te-gjitha-kercenimeve-ndaj-sigurise-se-saj-kombetare”

Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Tobias Billstrom, ka deklaruar se vendi i tij dënon të gjitha organizatat terroriste, përfshirë PKK-në, duke shtuar se vendi i tij “mbështet plotësisht” Turqinë kundër të gjitha kërcënimeve ndaj sigurisë së saj, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me sekretarin e jashtëm britanik, James Cleverly, ministri suedez theksoi se ligji i Suedisë kundër terrorizmit do të lehtësojë bashkëpunimin e tyre me Turqinë, si dhe me vendet e tjera të NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).

“Suedia mbështet plotësisht Turqinë kundër të gjitha kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare dhe dënon të gjitha organizatat terroriste, përfshirë PKK-në, të cilat kryejnë sulme kundër saj”, tha Billstrom.

Më tej, Billstrom theksoi se Suedia është e gatshme të jetë një “aleat aktiv dhe besnik”, si dhe të kontribuojë në sigurinë e NATO-s që nga dita e parë.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022. Megjithëse Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia t’i bindet një memorandumi trepalësh të nënshkruar qershorin e vitit të kaluar në Madrid për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.

Disa aleatë të NATO-s, përfshirë SHBA-në, shpresojnë se Turqia do të miratojë procesin e pranimit të Suedisë para samitit në Vilnius të Lituanisë, që do të mbahet më 11-12 korrik.

Në muajin nëntor, Suedia miratoi një ligj kundër terrorizmit duke shpresuar se Ankaraja do të miratojë aplikimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n. ligji i ri, i cili hyn në fuqi më 1 qershor, u mundëson autoriteteve të ndjekin penalisht individët që mbështesin grupet terroriste.

Related posts

Dhuna në Sudanin e Jugut: civilët raportojnë se po shënjestrohen nga ushtarët

Irfan Jahiu

Njohu Palestinën si shtet sovran, kryeministri palestinez viziton Spanjën

admin

Rreth 200 mijë persona që ishin nën kujdesin shtetëror në Zelandë të re u abuzuan, sipas hetimit

Muhamet Ramadani