RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Yousaf: Pavarësia nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sa tani

yousaf:-pavaresia-nuk-ka-qene-kurre-me-e-rendesishme-se-sa-tani

Nuk ka pasur kurrë një kohë më të rëndësishme që Skocia të bëhet e pavarur, deklaroi Humza Yousaf, i cili mban postin e shefit të qeverisë skoceze.

Yousaf po fliste përpara se të dilte në rrugët e zonës së tij elektorale në Glasgow Pollok të shtunën, teksa përpiqej të theksonte argumentin ekonomik për pavarësinë – që shpesh shihet si një nga elementet më të vështira për lëvizjen e ashtuquajtur ”Po”.

Ai tha se “nuk ka pasur kurrë një kohë më të rëndësishme për popullin e Skocisë për të kapur mundësitë e pavarësisë dhe për të shpëtuar nga Westminsteri. Sistemi aktual politik në Mbretërinë e Bashkuar është thyer dhe nuk ka arritur të mbështesë njerëzit në Skoci”, tha ai.

”Përveç dëmit që shkaktohet nga politikat mizore të Westminsterit, konservatorët po minojnë parlamentin skocez”, theksoi Yousaf. /atsh

Related posts

Mijëra të vdekur ose të zhdukur në rrugët globale të emigracionit në 2025-n

Muhamet Ramadani

LDK “rikthen” deputetin e 15-të, PDK bie në 22

RTI

A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para zgjedhjeve të qershorit?

Hevzi