RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetRajon dhe BotëTurqi

Osmani udhëton për në Turqi, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdogan

osmani-udheton-per-ne-turqi,-do-te-marre-pjese-ne-ceremonine-e-inaugurimit-te-presidentit-erdogan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdoğan, Presidentja Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.

Presidentja Osmani ditë më parë, ka uruar Presidentin Erdoğan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve.

Related posts

KMDLNJ: Keqpërdorime të mëdha me faturat e rrymës, askush s’ndihet përgjegjës

Muhamet Ramadani

Disa nga ngjarjet kryesore të fundit nga Palestina

Muhamet Ramadani

Keni mall për propagandën komuniste? Lexojini më të fundit nga Rama, fiks si Enveri!

Kushtrim Guraj