Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të vendit situata të dielën është e qetë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se protestat e dhunshme zhvillimet në veri të vendit, kanë bërë që të ketë situatë të tensionuar dhe të brishtë ditëve të kalarua, por që këtë të diele është qetë.
“Protestat e dhunshme dhe zhvillimet e ndodhura në veri të vendit, kanë bërë që situata të jetë e tensionuar dhe e brishtë, por sot aktualisht situata është e qetë”, ka thënë Kelani për Tëvë 1.
Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës po vazhdon kryerjen e detyrave sipas ligjit dhe në koordinim me institucionet përkatëse.
“Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore e kushtetuese, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, po vazhdon angazhimet policore në zbatim të rendit dhe sigurisë publike, si dhe ndërmarrjen e masave konform situatës dhe zhvillimeve në komunat veriore”, ka thënë Kelani.