RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandati i FSK-së takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, Brigade Federıco Collina

komandati-i-fsk-se-takon-zevendeskomandantin-e-kfor-it,-brigade-federico-collina

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim mirëseardhës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral Brigade Federıco Collina.

Sipas njoftimit, gjatë takimit Jashari dhe Collina diskutuan për zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të saj.

Poashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale, si dhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e thellimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Related posts

Finlanda shqyrton sistemin me pikë për migracionin e punës

Muhamet Ramadani

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

admin

Vrasja në Mitrovicë, Policia ende s’e ka identifikuar dorasin – në vendngjarje u gjetën gjashtë gëzhoja

Muhamet Ramadani