RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës

ish-zedhenesi-i-nato-s,-jamie-shea:-veriu-eshte-nje-ceshtje-e-brendshme-e-kosoves

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë tha se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.

Ai në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi këtë veprim mbireagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që siç tha është çështje e brendshme e Kosovës.

“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, tha ai.

Related posts

Raport: RSF po hap varre masive në El-Fasher për të fshehur masakrën

Muhamet Ramadani

Zyra e të Drejtave e OKB-së e quan “tronditës” trajtimin nga Izraeli të aktivistëve në flotiljen humanitare

Hevzi

Sulmi i SHBA-së shënjestron një seli të Gardës Revolucionare në Iranin verior

Irfan Jahiu