RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rakiq dhe Simiq me protestuesit në Zveçan

rakiq-dhe-simiq-me-protestuesit-ne-zvecan

Në mëngjesin e së hënës, para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta.

Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, shkruan REL.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit për kryetarë të komunave në veri.

Ajo, po ashtu, u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të mos dalin në zgjedhje.

Related posts

VIDEO/ Minatorët në Turqi hidhen në demonstratë, Policia i ‘mbyt’ me gaz lotsjellës, disa përfundojnë në spital: Ose fitojmë, ose bëhemi skllevër!

admin

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi qindra dënime për bajram

Kushtrim Guraj

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme

admin