RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Ministri i ri i Jashtëm turk Hakan Fidan merr detyrën

ministri-i-ri-i-jashtem-turk-hakan-fidan-merr-detyren

Ministri i Jashtëm i sapoemëruar i Turqisë, Hakan Fidan, mori detyrën e ministrit nga paraardhësi i tij Mevlüt Çavuşoğlu të hënën, raporton Anadolu.

Fidan, i cili ishte shef i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) që nga viti 2010, u emërua ministër i Jashtëm nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Erdoğan prezantoi të shtunën kabinetin e tij të ri pas ceremonisë së betimit dhe inaugurimit në parlament në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

Ministrat e Jashtëm nga e gjithë bota i uruan Fidan-it për emërimin e tij.

Fidan, 55-vjeç, u emërua shef i MIT nga kryeministri i atëhershëm Erdoğan në maj të vitit 2010. Përpara emërimit të tij në MIT, Fidan punonte në zyrën e Erdoğan-it si zëvendës nënsekretar.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Related posts

BE-ja thellë e shqetësuar për zgjatjen e luftës me Iranin

RTI

Deri në pesë orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

admin

A do t’i zëvendësojnë ditët e humbura gjatë grevës, flet Rrahman Jasharaj

admin