RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

A do t’i zëvendësojnë ditët e humbura gjatë grevës, flet Rrahman Jasharaj

a-do-t’i-zevendesojne-ditet-e-humbura-gjate-greves,-flet-rrahman-jasharaj

Ende nuk dihet nëse SBAShK do të respektoj kalendarin e ri të propozuar nga ministria e Arsimit për kompensimin e ditëve të humbura gjatë grevës.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se fillimisht qeveria duhet t’i procedoj pagat për muajin shtator dhe pastaj bashkërisht mund të diskutojnë për të gjitha temat.

Jasharaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se Arbërie Nagavci është ngutur kur ka dal me kalendarin e ri, pasi fillimisht ajo është dashur që të angazhohet në procedimin e pagave.

“Ministrja në vend të kësaj është dashur të angazhohet që të kemi procedim të pagave, ngase shërbyesit civil ishin në grevë dhe atyre iu kanë dalur pagat e shtatorit. Ministrja fillimisht të angazhohet që të procedohen pagat dhe pastaj të ulemi, ngase kontrata kolektive e saktëson se orët e humbura në grevë nuk kompensohen. Megjithatë, kjo kontratë nuk e përjashton, sepse thotë se përveç nëse dy palët merren vesh ndryshe”, ka thënë Jasharaj.

Sipas tij, pasi t’i marrin pagat për muajin shtator, SBAShK do t’i pyes mësimdhënësit për të vendosur, pasi siç thotë Jasharaj, secili mësimdhënës po bën angazhimet maksimale që të ketë sa më pak njësi mësimore të humbura.

Ministria e Arsimit në anën tjetër, ka kërkuar nga ministria e Financave që mësimdhënësit të paguhen avans me kushtin që të respektojnë kalendarin e ri të propozuar nga MAShT për kompensimin e ditëve të humbura në grevë.

Related posts

Pesë orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

admin

Drejtori Liman Bytyqi thërret policinë për ta larguar mësuesen me shami, kjo e fundit jep deklaratë në polici

admin

Gjermania dhe Indonezia forcojnë marrëdhëniet ushtarake

rezart morina