RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: Qytete, plazhe dhe peizazhe më të pastra për të pritur turistët

rama:-qytete,-plazhe-dhe-peizazhe-me-te-pastra-per-te-pritur-turistet

Sezoni turistik këtë vit ofron mjedis më të pastër për vizitorët, falë punës së kryer prej muajsh tashmë për mbledhjen e mbeturinave të hedhura vend e pa vend dhe sistemimit të peizazheve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit.

“Pylli i Sodës, Pylli i Semanit, Shiroka, Plazhi i Talës, Kalaja e Beratit, zonat e plazhit, qytetet e rrugët kryesore, peizazhet, janë më të pastra për ne dhe gati për të pritur turistët”, tha Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur se në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, u angazhuan në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit.

Plani Kombëtar për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit. Ky plan ka për qëllim mbajtjen pastër të mjedisit urban, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe pushuesve. /atsh

Related posts

KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë matësit e energjisë në veri

admin

Corbyn nga Mbretëria e Bashkuar bashkohet me delegacionin e Afrikës së Jugut duke akuzuar Izraelin për gjenocid

Muhamet Ramadani

Kosovë, Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Sot mbyllet afati i aplikimit për akreditim i vëzhguesve dhe mediave

admin