RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina nis çlirimin e Zaporizhzhias

ukraina-nis-clirimin-e-zaporizhzhias

Ushtria ukrainase ka kryer me sukses sulme mbi forcat ruse në rajonin e Zaporizhzhias, duke arritur të çlirojë disa toka, thuhet në raportin e Institutit Amerikan të Luftës.

Ndonëse lëvizjet ishin të kufizuara, siç thuhet në raportin e publikuar të hënën, Ukraina shënoi fitore në rajonin lindor, derisa u tha se Rusisë i shkaktoi shumë humbje në këmbësori dhe armatime të rënda.

Sulme të kufizuara janë kryer edhe rreth Bakhmutit dhe Marinkas, zona të kontrolluara aktualisht nga trupat ruse.

“Forcat ukrainase kryen sulme lokale tokësore dhe thuhet se arritën përfitime të kufizuara taktike në rajonin perëndimor të Donetskut dhe në rajonin e lindor të Zaporizhzhias”, u tha në njoftim.

Instituti i Luftës raportoi edhe për përparime në verilindje të Rivnopillias.

“Sipas gjeolokacionit të videove të postuara dje, forcat e mekanizuara ukrainase kanë bërë përparim të kufizuar në verilindje të Rivnopillias”, u tha tutje në njoftim.

Mediat ndërkombëtare kanë paralajmëruar nisje të kundërofensivës ukrainase ndaj trupave ruse, ndonëse kjo zyrtarisht s’ka nisur.

Related posts

NASA shpik teknologjinë për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e tërmeteve

admin

Kim Jong Un do ta vizitojë Putinin në Rusi për të diskutuar për armatim

Muhamet Ramadani

Trump tërhiqet nga premtimi për raketat “Patriot” për Ukrainën: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse një ditë mund të na kundërvihet

Kushtrim Guraj