RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kim Jong Un do ta vizitojë Putinin në Rusi për të diskutuar për armatim

kim-jong-un-do-ta-vizitoje-putinin-ne-rusi-per-te-diskutuar-per-armatim

Lideri verikorean Kim Jong Un planifikon ta vizitojë Rusinë këtë muaj për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë një zyrtar amerikan për “CBS”.

Dy liderët do të diskutojnë për mundësinë që Korea e Veriut ta furnizojë Moskën me armatim për ta vazhduar luftën në Ukrainë.

Nuk është bërë i qartë lokacioni se ku është i planifikuar takimi.

Thuhet se Kim Jon Un me shumë gjasë do të udhëtojë me një tren të blinduar.

Shtëpia e Bardhë më herët kishte thënë se ka informata të reja se po zhvillohen bisedime për armë mes dy shteteve.

Këshilltari i SHBA-së për Siguri Kombëtare, John Kirby, kishte thënë se ministri i Mbrojtjes së Rusisë së fundi kishte udhëtuar në Kore të Veriut për ta “bindur Pyongyangun që ta furnizojë me artileri Rusinë”.

Putin e Kim Jon Un që nga atëherë kanë pasur shkëmbim të letrave ku “janë zotuar për forcim të bashkëpunimit bilateral”. /koha

Related posts

Presidentja Osmani: Vendosmëria e ushtarëve të FSK-së për të shpëtuar jetë, ngjallë shpresë në këtë tragjedi

Muhamet Ramadani

Sot në Tetovë protesta për zjarrin në Spitalin Modular

admin

Disa palestinezë të plagosur në sulmet izraelite në kampin e refugjatëve në Gaza, pavarësisht armëpushimit

admin