RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afganistan – Gati 100 studentë të helmuar në veri të vendit

afganistan-–-gati-100-studente-te-helmuar-ne-veri-te-vendit

Gati njëqind studentë, kryesisht vajza, janë helmuar në provincën veriore të Afganistanit, Sar-e-Pul, tha sot një zyrtar lokal.

“Helmimi i dyshuar ndodhi në fundjavë në dy shkolla, në rrethin Sancharak”, tha kreu i Departamentit lokal të Informacionit dhe Kulturës, Umair Sarepuli.

“Shtatë mësuese, një mësues dhe një pastruese e shkollave ishin në mesin e të helmuarve”, tha Sarepuli.

“Gjendja shëndetësore e disa nxënësve që u dërguan në spitalin krahinor ishte e mire”, shtoi zyrtari. Studentët vuanin nga të përziera dhe vështirësi në frymëmarrje.

Umair tha se ai besonte se një substancë ishte përdorur në klasa për të shkaktuar astmë, si dhe lotim të syve dhe rrjedhje të hundëve.

Në një video të shpërndarë në internet nga Amu TV me qendër në SHBA, disa studentë mund të shihen të shtrirë në shtretërit e spitalit.

Askush nuk është arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Helmimet e studentëve ndodhën gjatë administrimit të qeverisë së mëparshme afgane, para ardhjes së talebanëve në pushtet, por arsyeja e saktë dhe autorët kryesorë nuk u identifikuan asnjëherë.

Në shumicën e rasteve, ish-zyrtarët fajësuan armiqtë e vendit dhe arsimit.

Pas kthimit të talebanëve në pushtet në gusht 2021, janë rivendosur ligje dhe rregullore të rrepta, duke përfshirë ndalimin e vajzave dhe grave që të hyjnë në shkolla përtej klasës së gjashtë.

Pavarësisht presionit kombëtar dhe ndërkombëtar, autoritetet talebane nuk kanë njoftuar ende nëse do të rihapin shkollat për vajzat.

Talebanët po kërkojnë njohje ndërkombëtare pasi asnjë vend në botë nuk e ka njohur ende qeverinë e tyre. /atsh

Related posts

Marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi po “i vjen fundi”! Rusia, ‘asnjë arsye’ për të zgjatur afatet

rezart morina

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit gjatë natës

admin6

Shefi i diplomacisë turke diskuton marrëveshjen për Gazën me homologun e Katarit

rezart morina