RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

EULEX-it i vazhdohet mandati deri në vitin 2025

eulex-it-i-vazhdohet-mandati-deri-ne-vitin-2025

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka vazhduar mandatin misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) deri më 14 qershor të vitit 2025.

Vendimi për zgjatjen e mandatit është publikuar në faqen zyrtare të BE-së, raporton Klan Kosova.

“Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX-it në KOSOVË, Komiteti Politik dhe i Sigurisë (KPS) u pajtua që misioni EULEX të zgjatet deri më 14 qershor 2025”, thuhet në dokumentin zyrtar.

“KPS-ja gjithashtu u pajtua që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave, EULEX duhet të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e ndihmës juridike dhe bashkëpunimit në çështjet penale”.

Related posts

Spitalet e Ga’zës pranuan 320 të vd’ekur ose të pl’agosur në 48 orë

admin

“Propozimi i Biden, ka të meta dhe do ende punë”- Ndihmësi i Netanyahut: Izraeli e pranoi planin për t’i dhënë fund luftës në Gazë

admin

Kryediplomati gjerman: Komenti i kancelarit Merz për “poshtërimin” e SHBA-së ishte paralajmërim ndaj Iranit

Muhamet Ramadani