RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

EULEX-it i vazhdohet mandati deri në vitin 2025

eulex-it-i-vazhdohet-mandati-deri-ne-vitin-2025

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka vazhduar mandatin misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) deri më 14 qershor të vitit 2025.

Vendimi për zgjatjen e mandatit është publikuar në faqen zyrtare të BE-së, raporton Klan Kosova.

“Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX-it në KOSOVË, Komiteti Politik dhe i Sigurisë (KPS) u pajtua që misioni EULEX të zgjatet deri më 14 qershor 2025”, thuhet në dokumentin zyrtar.

“KPS-ja gjithashtu u pajtua që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave, EULEX duhet të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e ndihmës juridike dhe bashkëpunimit në çështjet penale”.

Related posts

Rusia përgatitet për një fushatë rekrutimi ushtarak, synohen 400 mijë trupa shtesë

admin

Një Ramazan në Gaza pa qindra imamë të vrarë nga ushtria izraelite

Muhamet Ramadani

Scholz: Armët e furnizuara nga Gjermania nuk do të përdoren për të sulmuar territorin rus

admin