RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli arreston 25 palestinezë në Bregun Perëndimor

izraeli-arreston-25-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite arrestuan 25 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se në orët e mëngjesit ushtarët izraelitë bastisën disa qytete në Bregun Perëndimor.

Ushtarët arrestuan 25 palestinezë përfshirë 14 në Nablus.

Ndërkohë nga ana e Izraelit nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me të arrestuarit.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë bastisje ndaj shtëpive në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën pushtim dhe arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme. Herë pas here shënohen përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve të cilët reagojnë ndaj bastisjeve.

Related posts

Serbia insiston në heqjen e vizave për serbët e Kosovës, KE i prerë: Liberalizimi s’vlen për pasaportat e lëshuara nga Serbia

Muhamet Ramadani

Tragjedi në brigjet e Kretës, mbytet varka me emigrantë, të paktën 18 të vdekur!

admin

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Marok

Muhamet Ramadani