RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Marok

rritet-numri-i-viktimave-nga-termeti-ne-marok

Numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti i fortë që goditi Marokun mbrëmjen e së premtes, është rritur në 2122, kanë thënë forcat e armatosura të vendit. Të paktën 2,421 njerëz kanë mbetur të plagosur. Përditësimi i fundit vjen pas një pasgoditje me magnitudë 3.9 ballë që goditi vendin më herët gjatë ditës së sotme.

Ekspertët kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet pasi ekipet e kërkim shpëtimit arrijnë në zonat e largëta rurale dhe operacionet e kërkimit vazhdojnë. Tërmeti me magnitudë 6.8 ishte më i forti që goditi rajonin rreth qytetit antik të Marrakech në një shekull, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

OKB-ja ka ofruar ndihmë për kërkim-shpëtimin dhe nevoja humanitare ose mjekësore. SHBA i ka bërë të qartë qeverisë marokene se është e gatshme të japë “ndihmë të rëndësishme” pas tërmetit shkatërrues. /abcnews

Related posts

Kurti numëron të arriturat e Qeverisë, thotë se Kosova po qëndron krahas shteteve evropiane

admin

Udhëheqësit evropianë kërkojnë bisedime urgjente për krizën migratore në Ceuta

RTI

Këshilli i Evropës kërkon që 11 korriku të caktohet si Ditë e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës

admin