RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afganistan, 15 të vdekur dhe 50 të plagosur nga shpërthimi në xhami

afganistan,-15-te-vdekur-dhe-50-te-plagosur-nga-shperthimi-ne-xhami

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi brenda një xhamie në provincën veriore të Afganistanit të enjten, transmeton Anadolu.

Shpërthimi ndodhi në xhaminë në Faizabad, kryeqyteti i provincës Badakhshan, ku zyrtarët talebanë ishin mbledhur për namazin e xhenazes të zëvendës guvernatorit të vrarë, i cili gjithashtu u vra nga një shpërthim të mërkurën, sipas transmetuesit lokal “Tolo News”.

Administrata e spitalit lokal konfirmoi numrin e viktimave dhe deklaroi se të vdekurit dhe të plagosurit u transferuan kryesisht në objektin shëndetësor, sipas “Tolo News”. Më herët, Moazuddin Ahmadi, një zyrtar lokal i talebanëve, konfirmoi shpërthimin, duke thënë se nuk dihet nëse kishte viktima.

Zëvendësguvernator i Badakhshan, Mawlawi Nisar Ahmad Ahmadi dhe shoferi i tij u vranë nga një shpërthim në Faizabad të martën.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup. Megjithatë, DEASH-i ka sulmuar udhëheqësit talebanë dhe klerikët afganë, duke marrë përgjegjësinë për disa sulme në Afganistan, përfshirë sulme të shumta në xhami.

Related posts

SHBA dhe Izraeli në gjendje alarmi, presin goditje nga regjimi iranian! Ja kush janë objektivat

admin

Stuhia e fortë me breshër zbardh Torinon në Itali, dëmtohen rëndë kulturat bujqësore (FOTOLAJM)

admin

“Gjysmë viti ferr”- Protestuesit marshojnë në Izrael në prag të 6-mujorit të luftës me Hamasit, thirrje për zgjedhje të menjëhershme dhe lirim të pengjeve

admin