RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar i raporton Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri

escobar-i-raporton-shtepise-se-bardhe-per-situaten-ne-veri

Gjatë vizitës në Kosovë ditë më parë i dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se e premtja është afati kur do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për procesin e de-eskalimit të situatës në veri.

Për këtë pikë, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin, meqë nga përgjigjet e marra dhe raportimi i së premtes në Shtëpinë e Bardhë, Escobar tha se do të pasojnë vendime.

“Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t?ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Emisari i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja.

Ai përsëriti se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës dhe se “nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin”.

“Pyetja është se a do të ndodhë kjo me këtë Qeveri apo me qeverinë e ardhshme”, tha Escobar.

Related posts

10-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës, sot niset për trajtim në Suedi

admin

Rusia sulmon me raketa Kievin, mbrojtja ajrore ukrainase i zmbraps. Plagosen dhjetë persona përfshirë dhe një vajzë 11-vjeçare

admin

Vdes një foshnjë në QKUK, policia nis hetimet

rezart morina