RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vret 15 palestinezë në sulmin në jug të Gazës

ushtria-izraelite-vret-15-palestineze-ne-sulmin-ne-jug-te-gazes

Të paktën 15 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin me bombë që ushtria izraelite kreu ndaj një shtëpie në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë “Shehabnews” me qendër në Palestinë, mësohet se ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e familjes Abu Nukira në rajonin Musbih në veri të qytetit Rafah.

Si pasojë e sulmit humbën jetën 15 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, si dhe u plagosën dhjetëra persona të tjerë.

Related posts

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

RTI

Pas muajsh tensionesh midis dy vendeve për luftën në Gaza, Brazili tërheq ambasadorin nga Izraeli

admin

​Energjia elektrike mund të rritet nga prilli, paralajmërohen protesta

Muhamet Ramadani