Ushtria dhe forcat paraushtarake Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Sudan nënshkruan marrëveshje për armëpushim 24-orësh, transmeton Anadolu.
Në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite thuhet se në takimet e mbajtura në Xheda për ndalimin e luftimeve mes ushtrisë sudaneze dhe RSF-së janë mbajtur nën mbikëqyrjen e SHBA-së dhe Arabisë Saudite.
“Arabia Saudite dhe SHBA-ja njoftuan se përfaqësuesit e ushtrisë sudaneze dhe RSF-së kanë arritur marrëveshje për armëpushim 24-orësh në të gjithë Sudanin”, thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se armëpushimi do të hyjë në fuqi më 10 qershor në orën 06:00 sipas kohës lokale.
Përleshjet mes ushtrisë dhe RSF-së në Sudan
Ushtria sudaneze donte që RSF-ja, të cilën dikur e mbështeste, por e konsideronte kërcënim sepse vepronte si një ushtri e pavarur dhe paralele, të integrohej plotësisht në ushtri brenda 2 viteve.
Retorika e ashpër dhe tensionet, që nisën me deklaratën e RSF-së se mund ta pranonte këtë në një proces që përfshin rreth 10 vjet pas një qeverie civile, u shndërrua në një konflikt të armatosur mes palëve në kryeqytetin Khartoum dhe qytete të ndryshme mëngjesin e 15 prillit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 850 persona kanë humbur jetën ndërsa 5.500 të tjerë janë plagosur si pasojë e konfliktit të vazhdueshëm në Sudan.