RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Në korrik Rusia fillon vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi

putin:-ne-korrik-rusia-fillon-vendosjen-e-armeve-berthamore-ne-bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi sot se vendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi do të fillojë në korrik, raporton Anadolu.

Duke folur në një takim me presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenko në Soçi, Putin tha se ndërtimi i objekteve speciale të nevojshme për dislokimin është planifikuar të përfundojë deri më 7-8 korrik.

“Për çështjet më të ndjeshme për të cilat kemi rënë dakord, gjithçka po shkon sipas planit. Siç e dini, përgatitja e objekteve përkatëse përfundon në datat 7-8 korrik dhe menjëherë do të fillojmë aktivitetet në lidhje me vendosjen e llojeve përkatëse të armëve në territorin tuaj”, tha Putin.

Në fund të majit, ministrat e Mbrojtjes ruse dhe bjelloruse nënshkruan një marrëveshje për vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, e cila përcakton kushtet për mbajtjen e tyre në një strukturë të veçantë magazinimi.

Në fillim të këtij viti, Putin njoftoi se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike dhe do të përfundojë ndërtimin e një objekti të veçantë magazinimi për to në Bjellorusinë fqinje.

Putin tha deri te ky vendim kishte ardhur në përgjigje të rreziqeve në rritje të sigurisë, duke theksuar se Moska ndoqi SHBA-në, e cila vendosi armët e saj taktike bërthamore në vendet evropiane.

Related posts

Shqipëria do të pajiset me dronë “Bayraktar”

rezart morina

Shefi i UNRWA: Kriza humanitare në Gaza ‘e paprecedentë dhe tronditëse’

admin

Netanyahu: E nxituar të thuhet se u arrit marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin

admin