RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shtatë persona të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

shtate-persona-te-lenduar-ne-nje-aksident-trafiku-ne-rrugen-prishtine-–-mitrovice

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes dy automjeteve, mbrëmë në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë.

Të lënduarit shkaku i plagëve të marra janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK, pasi që ka marrë lëndime serioze.

Lidhur me këtë aksident, Policia e Kosovës thotë se është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedura hetimore.

“AKSIDENT TRAFIKU Rr. Nacionale Prishtinë –Mitrovicë 09.06.2023-22:33. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related posts

Hamasi emëron Khalil al-Hayyan në krye të byrosë politike

Muhamet Ramadani

FSK pëfundon trajnimin për pajisjen e avancuar të pastrimit të ujit të kontaminuar

Muhamet Ramadani

Tajfuni Yagi shemb urën, 10 makina përfundojnë në ujë, zhduken 13 persona

admin