RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë brezave

lidhja-e-prizrenit,-osmani:-model-dhe-frymezim-i-shume-brezave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e 145 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Osmani gjatë fjalës së saj tha se Lidhja e Prizrenit ka shërbyer si model i shumë brezave intelektualësh, dijetarësh, shkrimtarësh e politikanë.

“Lidhja e Prizrenit përvjetorin e së cilës po e shënojmë sot ka shërbyer si model i përhershëm nga i cili janë frymëzuar breza të tërë intelektualësh, dijetarësh, shkrimtarësh, e politikanësh. Dhe nga i cili kanë buruar projekte të tjera të tipit nacional e kulturorë sikurse ai i viteve të 90-ta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo tha se pas kësaj ngjarje të rëndësishme, vendi pas dy ditësh do të shënojë përvjetorin e “Ditës së Çlirimit të Kosovës”, raporton Telegrafi.

“Në frymën e Lidhjes së Prizrenit vetëm pas dy ditësh ne do ta shënojmë një tjetër të arritur të madhe të popullit të shqiptarë. Do ta shënojmë ‘Ditën e Çlirimit të Kosovës’ dhe korrigjimin e një padrejtësie të madhe e cila u qe bërë shqiptarëve të Kosovës…”, u shpreh ajo.

Osmani tutje tha se “liria e Kosovës erdhi përmes UÇK, të popullit të Kosovës dhe përkrahjes së pakusht të aleatëve tanë, e ndaj të cilëve do të jemi gjithmonë falënderues. Por, edhe si rezultat i një solidariteti të skajshëm të shqiptarëve, modelin e së cilës ne e kemi gjetur të trashëguar nga Lidhja e Prizrenit”.

Related posts

Diyaneti turk dhuron 310 milion TL për fushatën “Turqia një zemër”

Muhamet Ramadani

Bangladeshi shpall vendimin për Sheikh Hasinën, mes akuzave për shtypje të protestave

RTI

Dhjetori me çmime më të larta, inflacioni vjetor arrin 5,3%

admin