RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan, vizitat e tij të para pas rizgjedhjes do t’i zhvillojë në Qipron Turke dhe Azerbajxhan

erdogan,-vizitat-e-tij-te-para-pas-rizgjedhjes-do-t’i-zhvilloje-ne-qipron-turke-dhe-azerbajxhan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan vizitat e tij të para jashtë vendit si traditë shtetërore pas zgjedhjeve presidenciale, do t‘i zhvillojë në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe në Azerbajxhan, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan, vizitën e tij të parë jashtë vendit pas rizgjedhjes së tij si president në zgjedhjet e 28 majit, do ta zhvillojë të hënën më 12 qershor në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Gjatë vizitës Erdoğan do takohet me presidentin e Qipros Turke, Ersin Tatar dhe kryeministrin Ünal Üstel, ndërsa pas takimit dhe drekës së punës, do të mbajë me Tatar një konferencë të përbashkët për media në pallatin presidencial.

Në takime pritet të bëhen vlerësime lidhur me hapat që do ndërmerren për çështjen e Qipros në periudhën e ardhshme si dhe të diskutohen zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Ndërsa të martën më 13 qershor, presidenti Erdoğan do të vizitojë Azerbajxhanin ku në kuadër të vizitës do të zhvillojë takim me presidentin Ilham Aliyev dhe ndërmjet delegacioneve.

Në takime do diskutohen hapat që do hidhen për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe do të shkëmbehen pikëpamjet lidhur me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Related posts

Kryebashkiaku i Nagasakit mbron vendimin për të mos ftuar Iz’raelin në memorialin e bo’mbës atomike

rezart morina

Skocia bën amnisti për të burgosurit, ja kategoritë që përfitojnë

admin

Spanja e gatshme të dërgojë tanke në Ukrainë në koordinim me aleatët

admin