RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolumbi, gjenden të gjallë katër fëmijët, 40 ditë pas rrëzimit të avionit

kolumbi,-gjenden-te-gjalle-kater-femijet,-40-dite-pas-rrezimit-te-avionit

Konfirmohet zyrtarisht se janë gjetur të gjallë 4 fëmijët në avionin e vogël i cili u zhduk më 1 maj me 7 persona brenda tij dhe rrënojat e të cilit u gjetën më 17 maj në Kolumbi, raporton Anadolu.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha: “Është një gëzim i madh për të gjithë vendin! Janë gjetur të gjallë 4 fëmijët që kishin humbur në pyjet e Kolumbisë 40 ditë më parë”.

Ushtria e cila prej disa javësh ka kryer kërkime intensive për të gjetur të gjallë fëmijët, e ka cilësuar lajmin si një “mrekulli”. Në deklaratë thuhet se vendi i 4 fëmijëve vëllezër/motra u identifikua në një pyll në rajonin administrativ Caqueta dhe ngjarja u përshkrua si një “mrekulli”.

Bëhet e ditur se fëmijët e gjetur nga personeli ushtarak kanë probleme si “humbje të lëngjeve” dhe “pickime të insekteve”. Zyrtarët në një deklaratë më 18 maj lidhur me fëmijët, thanë se ata janë gjetur të gjallë por që fati i tyre nuk ishte konfirmuar.

Po ashtu është ndarë informacioni se në mesin e të shpëtuarve ndodhet një foshnje 11 muajsh. Në pyjet në jug të vendit u përcaktuan edhe trupat e 4 personave të tjerë në avionin e vogël, rrënojat e të cilit u gjetën më 17 maj.

Në avionin e vogël HK 2803 për të cilin mendohej se ishte rrëzuar në qytetin San Jose në rajonin administrativ Guaviare ishte bërë e ditur se ndodheshin 7 persona.

Related posts

Gjermania në mungesë të punëtorëve në 148 profesione

admin

Tunizia mban zgjedhjet parlamentare

admin

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rafah vriten 25 palestinezë

admin6