RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Osmani: Me formimin e Qeverisë së re bullgare pres një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes

osmani:-me-formimin-e-qeverise-se-re-bullgare-pres-nje-kapitull-te-ri-ne-marredheniet-mes-shkupit-dhe-sofjes

Jam optimist se me formimin e Qeverisë së re në Sofje do të fillojë edhe kapitulli i ri në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një intervistë për televizionin francez “Frans 24”.

“Nga përvoja ime, ajo që ka qenë e dëmshme për marrëdhëniet tona me Bullgarinë dhe për perspektivën tonë evropiane është ky proces i pafund zgjedhor në Bullgari dhe mospasja e një qeverie politike si bashkëbisedues për të krijuar besim dhe komunikim dhe për të ecur përpara”, thotë Osmani në intervistë në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe pritshmërit për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.

Ai potencoi se procesi i skriningut me Bashkimin Evropian është në vazhdim dhe po ecën me dinamikë të mirë në bazë të së cilit do të marrim raportet e skriningut dhe udhërrëfyesin për hapjen e kapitujve. Paralelisht me atë proces po zhvillohet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

Sa i përket agjendës reformuese dhe progresin e vendit në luftën kundër korrupsionit, Osmani thotë se Maqedonia e Veriut ka rezultatin më të mirë në rajon në përmbushjen e kritereve politike dhe ekonomike të acquis evropiane ndërsa edhe më mirë të përparojmë dhe të tregojmë rezultate reale është t’i hapim klasteret negociues.

“Këmbëngulim në hapjen klastereve për negociata. Negociatat e anëtarësimit i kanë këto kapituj gjithëpërfshirës për sundimin e ligjit, kapitujt 23 dhe 24, të cilët hapen së pari dhe mbyllen të fundit. Dhe ato sigurojnë kornizën përmes së cilës do të mund të përmirësojmë dhe evropianizojmë shoqërinë tonë”, potencon Osmani.

Maqedonia e Veriut, pjesërisht për shkak se ka qenë në këtë rrugë drejt BE-së për një kohë të gjatë, ishte favorit edhe në krahasim me vendet që filluan negociatat e anëtarësimit dhjetë vjet më parë.

“Ky avantazh dhe hapja më e shpejtë e kapitujve do të na ndihmojë që negociatat t’i mbyllim më shpejt”, thotë Osmani në intervistën për “Frans 24”. /shenja

Related posts

Komandanti i lartë rus: Putini duhet të pushtojë këto tre vende të NATO-s! Të korrigjojë gabimin e bërë nga Lenini dhe Stalini

admin

Sulmet ukrainase brenda Rusisë, Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet

admin

Kryeministri grek: Përmirësimi i marrëdhënieve me Türkiyen po jep rezultate konkrete dhe pozitive

admin