RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dita e Çlirimit/ Prishtina me një sërë aktivitetesh

dita-e-clirimit/-prishtina-me-nje-sere-aktivitetesh

Me rastin e shënimit të 11 qershorit ditës së çlirimit të Prishtinës, Kryeqyteti për këtë vit ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme për nder të kësaj dite historike.

Në agjendën e bashkëlidhur i gjeni detajet për aktivitetet e organizuara të cilat planifikohen të ndodhin, nesër, me datë 11 qershor, në lokacione të ndryshme të Prishtinës.

Duke ju uruar 11 qershorin, ditën e çlirimit të Kryeqytetit, si dhe duke i uruar të gjitha të mirat për juve me kënaqësi ju ftojmë t’i ndiqni ngjarjet.

Ora 10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

– Mbërritje e Kryetarit të Komunës dhe sistemimi i përfaqësuesve pjesëmarrës sipas protokollit.

– Ecje solemne dhe vendosje kurorash tek Varrezat e Dëshmorëve

– Vendosja e personaliteteve ne vendqëndrim

– Momenti i heshtjes

Subjektet e ftuara:

Kuvendi Komunal i Prishtinës

Drejtorët dhe Këshilltarët e Komunës së Prishtinës

Kryeshefat e Ndermarrjeve

Organizatat e Veteranëve

Ora 11:00 – Seancë në Kuvendin Komunal

– Respektimi i himneve

– Fjala e hapjes nga Z. Fehmi Kupina, Kryesues i Kuvendit Komunal

– Fjala e përfaqësuesit të organizatave të luftës, Z. Fatmir Sopi

– Fjala e Z. Përparim Rama, Kryetar i Kryeqytetit

– Votimi për titullin “Qytetar Nderi”, Jeremy John Durham Ashdown, Baron Ashdown of Norton-sub-Hamdon.

– Dhënia e titullit formalisht,vajzës së të ndjerit, Kate Ashdown.

– Fjalë falenderuese Kate Ashdown.

– Mbyllja e seancës

Subjektet e ftuara:

– Kuvendi Komunal i Prishtinës

– Drejtorët dhe Këshilltarët e Komunës së Prishtinës

– Kryeshefat e Ndërmarrjeve

– Përfaqësues të organizatave të Veteranëve

Të ftuar special

– Kate Ashdown dhe bashkëshorti

– Zëvendës Ambasadori i Britanisë së Madhe, Z. Paul O’Conner

Ora 12:00 – Parada e fëmijëve së bashku me FSK

– Nisja e fëmijëve dhe FSK nga Hotel Grand

– Kryetari së bashku me Ministrin Mehaj i presin në sheshin “Skënderbej”, ku përfundon edhe parada.

– Fjala e Kryetarit në skenë.

– Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj

– Nisja e progamit kulturor

Ora 13:00 – Vizitë në ekspozitën “Rezistenca 1990”, artisti Hazir Reka

Vizitë e shkurtër në ekspozitë me drejtoreshën e kulturës, znj. Arta Balaj.

Vendi: Hotel Grand

Ora 20:45 – Koncerti i madh në sheshin “Skënderbej”

20:55 – Fjala e Kryetarit

21:00 – Performancë Getoari

21:30 – Performancë Majk

22:00 – Performancë Era Istrefi

Related posts

Protestuesit në Tiranë me brohoritje kundër Zelenskyyt pranë ambasadave të Ukrainës dhe Serbisë

Muhamet Ramadani

Në një xhami në Prizren mblidhen mbi 2.200 euro dhe stoli ari për të prekurit nga tërmetet në Turqi

admin

“Doja të merrja peng Nancy Pelosin”- I hyri me forcë brenda në shtëpi dhe sulmoi me çekiç bashkëshortin e saj, autori dënohet me 30 vite burg

admin