RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestuesit në Tiranë me brohoritje kundër Zelenskyyt pranë ambasadave të Ukrainës dhe Serbisë

protestuesit-ne-tirane-me-brohoritje-kunder-zelenskyyt-prane-ambasadave-te-ukraines-dhe-serbise

Dhjetëra qytetarë kanë brohoritur të dielën para ambasadës së Serbisë dhe asaj të Ukrainës në Tiranë kundër presidentit ukrainas Volodymir Zelenskyy pas deklaratave të tij rreth Kosovës, transmeton Anadolu.

Protestuesit ndalën për disa minuta afër dy ambasadave të cilat ndodhen pranë njëra tjetrës duke brohoritur kundër presidentit ukrainas Volodymir Zelenskyy dhe deklaratave të tij.

Zelenskyy pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se qëndrimi i Ukrainës karshi pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar, duke lënë të nënkuptohet se pavarësia e shtetit më të ri evropian nuk është në plan të njihet nga Ukraina, pavarësisht mbështetjes së vazhdueshme të Kosovës për Ukrainën që nga shpërthimi i luftës atje.

Protestuesit, rrugës e cila u emërua “Ukraina e lirë”, ia ndryshuan emrin duke mbivendosur në vend të Ukrainës “Dardania e lirë” derisa kanë brohoritur edhe “UÇK, UÇK”.

Gjithashtu, si reagim ndaj deklaratave të Zelenskyyt, të dielën në Prishtinë u hoq flamuri gjigant në qendër të qytetit në të cilin mbishkruante “Free Ukraine”.

Related posts

SHBA: Luftimet në Ukrainë me ritme të ngadalësuara; përgatitje për kundërofensivë në pranverë

admin

Analiza e REL: Çfarë do të thotë për Putinin këmbimi i të burgosurve me Perëndimin?! Pse u mor tani ky vendim?

admin

2 të vdekur në Tajvan, lëshohen paralajmërime të reja për reshje të dendura pas përmbytjeve të gjera

Hevzi