RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sarajevë: Grupi i parë i haxhinjve nga Bosnja dhe Hercegovina nisi udhëtimin e tyre për në Medine

sarajeve:-grupi-i-pare-i-haxhinjve-nga-bosnja-dhe-hercegovina-nisi-udhetimin-e-tyre-per-ne-medine

Grupi i parë prej 284 haxhinjve të ardhshëm nga Bosnja dhe Hercegovina u nis mëngjesin e sotëm nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës për në Medinë, për të kryer Haxhin, obligimin e pestë islam, në ditët në vijim.

Haxhinjtë e ardhshëm nga Bosnja dhe Hercegovina u mblodhën në xhaminë “Mbreti Fahd” para udhëtimit drejt përmbushjes së detyrës më të madhe fetare të çdo muslimani, dhe në orët e para të mëngjesit u drejtuan për në aeroportin e Sarajevës.

Dževad Hadžić, kreu i Zyrës së Haxhit dhe Umres së Rijasetit të Bashkësisë Islame (IZ) në Bosnjë dhe Hercegovinë, tha për Anadolu se dërgimi shkoi pa asnjë problem.

Në përputhje me Protokollin e nënshkruar me Ministrinë e Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, këtë vit udhëtojnë 2200 haxhinj nga Bosnja dhe Hercegovina, organizuar nga Zyra për Haxh dhe Umre, nga të cilët 2000 janë nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe 200 janë nga diaspora dhe vendet e origjinës. Ky numër përfshin edhe menaxhmentin e Haxhit, gjegjësisht udhërrëfyesit dhe ekipin mjekësor. /mesazhi

Related posts

Maqedoni e Veriut, mbahet protestë para ambasadës serbe në Shkup

admin

Vendosen çmimet e reja për karburante

admin

Kisha Katolike e Portugalisë do të paguajë dëmshpërblim për viktimat e abuzimit seksual

admin6