RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçaku kishte pritur më tepër rezultat nga vizitat në Kosovë e Serbi

lajcaku-kishte-pritur-me-teper-rezultat-nga-vizitat-ne-kosove-e-serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të vizitës që pati javën e kaluar në Prishtinë e Beograd së bashku me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak në një postim në Facebook ka shkruar se ka shpresuar që vizita e tij të kishte më tepër rezultat.

“Escobar dhe unë shpresuan për më tepër rezultat nga misioni ynë, por për fat të keq, përkundër disa rezultateve pozitive, tensionet ende mbesin të larta. Kështu që pas një ndalje të shkurtër në Stockholm në Takimin Vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, ku pata mundësinë të bisedojë me një numër të njerëzve nga Evropa e SHBA-ja, unë jam kthyer në Bruksel ku do t’i raportojë BE-së dhe Shteteve Anëtare për gjetjet e mia dhe për hapat e ardhshëm. Ne do të vazhdojmë angazhimin për të mundësuar dhe përkrahur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Lajçak ka thënë se në takimet që pati në Kosovë me krerët e institucioneve shtetërore, por edhe me opozitën, e ceku nevojën për shtensionim, për zgjedhje të hershme në komunat veriore të Kosovës ku do të merrnin pjesë edhe serbët e Kosovës dhe kthim në dialogun për normalizim.

E në takimin në Beograd, Lajçak ka thënë se diskutimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ashtu nuk kanë qenë të lehta.

“Ne i shpjeguam atij se si duhet të kontribuojë për të dalë nga kjo krizë dhe adresuam situatën komplekse të serbëve në Kosovë. Në veçantë vëmë në pah se derisa gjithë qytetarët kanë të drejtë për protestë paqësore, dhuna kurrë nuk është e pranueshme dhe nuk mund të shpëtojë pa u ndëshkuar”, ka shkruar Lajçak.

Related posts

121 gjoba për thyerjen e ligjit kundër duhanit

rezart morina

“Defender Europe 23”, FSK i bashkohet Task Forcës Jug të Shqipërisë

rezart morina

Koreja e V. heq ndalesën e pandemisë, lejon qytetarët të kthehen në shtet

rezart morina