RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sllovakia arrin marrëveshje me shtetet fqinje për mbrojtjen e hapësirës ajrore

sllovakia-arrin-marreveshje-me-shtetet-fqinje-per-mbrojtjen-e-hapesires-ajrore

Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria do të bashkojnë forcat për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë.

Ministrat e Mbrojtjes të këtyre shteteve më 12 qershor arritën marrëveshje për këtë çështje, raportoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR.

Këto katër shtetet bëjnë pjesë në Grupin e Vishegradit, që është një grup joformal politik dhe kulturor brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Sllovakia që nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka më avionë luftarakë. Ky shtet ndërpreu operimin e flotës ajrore për shkak se avionët MiG-29, që kishte Bratisllava, mirëmbaheshin nga teknikët “armiqësorë” rusë.

Të 13-të avionët MiG-29 që kishte Sllovakia u transferuan në Ukrainë, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë, e cila ka nisur pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj shkurtin e vitit të kaluar. /rel

Related posts

30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviç, nxiti urrejtje në Deçan, u kap në Merdare

Muhamet Ramadani

E merituara: San Siro fishkëllen në korr olimpikët izraelitë

Irfan Jahiu

“Do të gjej ku je dhe do të të bëj copa-copa”- Fati i projektligji për ‘TikTok-un’ i pasigurt në Senat: Industria e teknologjisë fushatë të gjerë lobimi

admin