RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sllovakia arrin marrëveshje me shtetet fqinje për mbrojtjen e hapësirës ajrore

sllovakia-arrin-marreveshje-me-shtetet-fqinje-per-mbrojtjen-e-hapesires-ajrore

Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria do të bashkojnë forcat për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë.

Ministrat e Mbrojtjes të këtyre shteteve më 12 qershor arritën marrëveshje për këtë çështje, raportoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR.

Këto katër shtetet bëjnë pjesë në Grupin e Vishegradit, që është një grup joformal politik dhe kulturor brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Sllovakia që nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka më avionë luftarakë. Ky shtet ndërpreu operimin e flotës ajrore për shkak se avionët MiG-29, që kishte Bratisllava, mirëmbaheshin nga teknikët “armiqësorë” rusë.

Të 13-të avionët MiG-29 që kishte Sllovakia u transferuan në Ukrainë, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë, e cila ka nisur pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj shkurtin e vitit të kaluar. /rel

Related posts

Drejtori i spitalit jep alarmin, foshnjat e porsalindura po vdesin urie në Gaza

Muhamet Ramadani

Izraeli do të shtyjë tërheqjen nga dy zona pilot në Libanin jugor

Kushtrim Guraj

Evropa mban numrin më të lartë të refugjatëve që nga viti 2016

Muhamet Ramadani