RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

svecla:-arrestohet-nje-nga-organizatoret-e-sulmeve-ndaj-pjesetareve-te-kfor-it

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale në veri të vendit.

Sipas tij, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka thënë Sveçla.

Teksa ka theksuar se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, tha tutje ai./

Related posts

Erdoğan niset drejt SHBA-së për të marrë pjesë në samitin e NATO-s

Muhamet Ramadani

Mashtrim me subvencione dhe shpërdorim detyre, Specialja ngre akuza ndaj 18 personave në Kosovë

admin

Trump do të nënshkruajë kartën e Bordit të Paqes në Davos

Muhamet Ramadani